Njeriu zgjodhi që të
rebelohej!
Duke dashur që të jetojë sipas mënyrës së tij, duke
u bazuar në gjykimin e tij, njeriu zgjodhi që të mos i bindej
Perëndisë.
Zgjedhja e njeriut solli si rezultat rënien (mëkatin). E
përkufizuar thjesht, mëkati është mosbindje ndaj Perëndisë. Ai është
Krijuesi dhe duhet t'i bindemi. Akoma më e rëndësishme, Perëndia
vetë është standarti se çfarë është e drejtë. Mëkati shkakton
ndarjen shpirtërore nga Perëndia dhe vdekjen fizike. Ndarja ndodhi
sepse Perëndia është perfekt dhe i pastër. Kjo pastërti e tij nuk
mund të bashkëjetojë me mëkatin dhe drejtësia e Tij nuk mund ta
lejojë pa e ndëshkuar.
Si pasojë e makatit, edhe bota u mallkua dhe filloi të vdiste.
Toka u bë më pak pjellore dhe kishte më pak ushqim. Njeriu filloi të
punonte shumë për të korruar sado pak. Gjithashtu njeriu do të
shikojë pasojat e mëkatit edhe në marëdhëniet njerëzore, duke sjellë
ligësi, vrasje, epshe dhe parregullsi brenda familjes.
Njerëzimi vazhdon të mëkatojë, duke jetuar në rebelim
kundër Perëndisë, Krijuesit. Kjo është arsyeja pse bota vuan sot.
Njeriu mban përgjegjësinë e shkatërrimit të përsosmërisë së krijimit
të Perëndisë.
Për shkak të mëkateve tona, njeriu nuk mund të njohë dhe të
përjetojë dashurinë dhe shoqërinë me Perëndinë, pavarësisht se
mundohet ti afrohet Perëndisë nëpërmjet veprave të mira, ritualeve
fetare apo filozofive. "sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga
lavdia e Perëndisë" (Romakëve
3:23).