|
Për shkak të dashurisë së Perëndisë
për Krijimin e tij, Jezu Krishti vdiq për mëkatet tona!
(Perëndia është shpëtimtari)
|
Jezusi erdhi që të shpjegojë të
vërtetën mbi Perëndinë dhe të paguajë çmimin për rebelimin e
njeriut.
- Gjoni 1:18 "Askush s'e pa Perëndinë kurrë; i Bir, që është
në gjirin e t'Et, është ai që e ka bërë të njohur"
- 2 Korintasve 5:21 thotë, "Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne
ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në
të". Me fjalë të tjera, Jezusi vdiq për mëkatet tona, në mënyrë
që ne të mos paguanim për gjykimin tonë nga drejtësia e vërtetë
- vdekjen e përjetshme.
Jezusi vdiq
për mëkatet tona dhe u ringjall fitimtar nga vdekja.
1
Korintasve 15:22: "Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin,
kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin" dhe vazhdon me tutje,
(vargjet 54-57) "Edhe ky trup që prishet, kur të veshë
mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë
do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në
fitore''. O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja
jote? Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit
është ligji. Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me
anë të Zotit tonë Jezu Krisht".
Jezu Krishti është e vetmja rrugë që të na falen mëkatet dhe të kemi nje marrëdhënie të
përjetshme me Perëndinë.
“Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). Jezusi tha “Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).
|
(Pasues)
|
|