A është KODI I DA VINÇIT “sulmi më serioz kundër krishtërimit”?
Nuk është sekret që Krishtërimi në Shtetet e Bashkuara, në Angli dhe në kombe të tjera është gjithënjë e më shumë nën një sulm të egër në media, në shkolla, në gjykata dhe, gjithashtu shpesh edhe në kisha. Në nje kulturë që sistematikisht kërkon ta zhvlerësojë Krishtin dhe fjalen e tij, teologu (dhe pastori nga zona e Çikagos) Dr. Erwin Lutzer ka berë ketë vrojtim: “KODI I DA VINÇIT është sulmi më serioz kundër Krishtërimit që unë kam përjetuar ndonjeherë.” [1]
Në dritën e kësaj thënieje guximtare, le ta shikojmë më thellë novelen tepër të kërkuar të autorit Den Braun, filmin e shfaqur me të njejtin titull dhe ndikimet e tyre të mundshme mbi kishën dhe kulturën.
Novela
Me gjithë se Den Braun do që ne të bësojmë që “të gjitha përshkrimet e veprave të artit, arkitekturës, dokumentave dhe ritualeve sekrete në ketë novelë janë të sakta,”[2] KODI I DA VINÇIT është nje vepër trillimi, plot me njerëz të mirë, njerëz të këqinj dhe ikje të ngushta. Aktori kryesor i novelës, kryptologjisti nga Harvardi, Robert Landon, është nje karakter në fakt pasiv e i pandërlikuar. Gjithashtu, përdredhjet e historisë së romanit maksimumi janë të parashikueshme, dhe shkrimi, me gjithë se në raste fare i mirë, është i pamemorizueshëm. Është diçka zbavitëse si trillim “popullor,”[3] po jo lloji i novelës që i reziston kohës për tu berë nje klasike. Edhe prapë, KODI I DA VINÇIT është bërë një lajm i bujshëm në gjithë botën.
Terheqja e madhe te kjo novelë përndryshe jombresëlënëse është konspiracioni qendror, që thënë thjeshtë, e shikon Jezusin të martuar me Maria Magdalenën. Mbas vdekjes së Jezusit, supozohet qe Maria pastaj u arratis me fëmijen e tyre dhe me kalimin e kohës u kthye në një simbol “të femrës së shejntë” e paganizmit të lashtë.
Kjo teoria nuk është e re për Den Braun; cilido student serioz i historisë së kishës di për ketë traditë të lashtë (albeit aberrant), të cilën katolikë edhe protestantë njesoj e kanë konsideruar për kohë të gjatë si herezi.[4] Mirëpo, ne duhet të zhytemi (jo dhe aq thellë) në bazën “historike” të kësaj tradite për të qënë të bindur që është me të vërtetë, trillim.
Michael Baigent, Richard Leigh and Henry Lincoln[5] make this startling admission concerning their own research:
Ne kërkuam vetëm të sqarojmë nepër [ungjillet] — për të gjetur disa pjesë të së vërtetës të mundur apo të mundshme … pjesë qe ndoshta mund të dëshmojnë nje martesë mes Jezus it dhe femrës të njohur si Magdalena. …Për ti gjetur ato, e kuptuam qe do të ishim të detyruar të lexonim në mes të rreshtave, të mbushnim disa boshllëqe, të jepnim llogari për disa këputje dhe elipse. Do të na ishte dashur të merremi me mangësitë, me insinuata, me referenca që, maksimumi, ishin të pjerrëta [6]
Por sulmi kundër Krishtit dhe fjalës së tij, biblës, në Kodin e Da Vinçit shkon shumë më thellë se fakti i vetëm që botohet në një formë të re të një teorie konspiracioni të lashtë. Duke mbjellë farën e dyshimit në mëndjen e lexuesit, se si lindi ekzistenca e biblës, novela – dhe siç duket edhe filmi – behet nje sulm direkt kundër autoritetit të biblës. Sipas Leigh Teabing,[7] historiani i trilluar nga Dan Brown, perandori romak Kostandini zgjodhi nepër ungjillet e lashta dhe i mori ata që i përshtateshin me fushatën e tij politike, duke krijuar atë që ne tani e kemi si Bibël, ndërsa me dashje ndaloi dokumente të tjera, më të qëndrueshme.[8] (Ne realitet, kanuni i biblës nuk ishte nxjerrë te nje këshill i kishës deri mbrapa qe kishte vdekur Kostandini – këshilli në Nicaea i kohës së Kostandinit u intersua shumë më shumë për hyjninë dhe natyren e Krishtit.) Mesimi i historisë i trilluar nga Brown është një mashtrim pseudo-akademik i cili është rrëzuar herë pas herë nga shkollarë historik dhe biblik.[9]
Idealisht vetëm ata që janë shumë naivë do të besonin pohime të tilla të bëra në një vepër trillimi; por e verteta e trishtuar është që një pjesë e madhe e popullsisë tani është që shumë naive në lidhje me fjalën e Perëndisë, dhe edhe më keq, shumë janë të dëshpëruar për një justifikim për të mos besuar dhe për të mos ju bindur asaj.[10] Për ata, rrenat e prezantuara në një mënyrë mendjehollë në Kodin e Da Vinçit do të jenë justifikimi i nevojitur për të vazhduar mohimin e autoritetit të Biblës.
Është ironi që në ketë kontekst shumë lëxues do të presantohen për herë të parë me temën magjepëse të “Sekuencës Fibonaçi dhe Raportit Hyjnor.” Shiko kollonën anësore për më shumë informacion për ketë dëshmi mbresëlënese që mbeshtet krijimin, jo evolucionin.
Sulmi
A ka të drejtë atëherë pastori Lutzer ta cilësojë Kodin e Da Vinçit “si sulmin më serioz kundër krishtërimit” të kohes tonë? Në një kuptim i është afruar shumë të vertetës, sepse sulmi më i madh kundër krishtërimit dhe kundër Jezu Krishtit, është dhe ka qenë gjithmonë, sulmi me qëllim kundër fjales së tij. Mirëpo, në ketë luftë, KODI I DA VINÇIT është vetëm nje dhëmbëz në një rrotë shumë më të madhe. Sa shumë teologë dhe udhëheqës të krishterë do ta gjejnë veten të armatosur kundër një vepre trillimi të padalluar, ndërsa janë duke vazhduar ti mësojnë të tjerëve që fjala e Perëndisë nuk mund të besohet në të gjithë 66 librat, posaçërisht Zanafilla? KODI I DA VINÇIT një ditë do të dalë nga moda qëtësisht, ndërsa breza të të krishterëve do të vazhdojnë të zbresin këtë pjerrësi rrëshqitshme të pabesimit që fillon me kompromise. Është ne ketë fushë të luftës ku bëhet lufta e vërtetë.
Nëse do të vendosë apo jo një besimtar (me gjykim) ta lexojë Kodin e Da Vinçit ose ta shikojë filmin, mbetet e detyrueshme që njeriu të informohet për të gjitha aspektet e sulmit kundër fjales së Perëndisë – në çdo lloj forme të mundshme – dhe që “të jetë i përgatitur për të dhënë përgjigje” (1 Pjetrit 3:15) për të kaluar butësisht dhe në mënyrë inteligjente çdo llojë pengese për ungjillin e Jezu Krishtit.
Referenca dhe shënime
- Si cituar në www.cnn.com/2006/SHOWBIZ/books/03/28/life.davinci.reut/index.html, March 28, 2006. kthehu te teksti.
- Dan Brown, KODI I DA VINÇIT (New York: Doubleday, 2003) p. 1. kthehu te teksti.
- Si përkundër trillimit që është i klasifikuar si “letrarë”; një ndryshim i përdorur nga botuesit dhe autorët. kthehu te teksti.
- Për herë të parë e gjeta ketë teori kur studioja testamentin e ri në një shkollë të lartë për Biblën, e gjeta për herë të dytë në një vepër trillimi që ka dalë disa vite para Kodit të Da Vinçit. kthehu te teksti.
- Autorët e Holy Blood, Holy Grail Delacorte Press, 1982, Baigent dhe Leigh tani vonë humbën në gjyq kundër Brown për shkelje të së drejtës të botimit. kthehu te teksti.
- Si cituar në equip.org/free/DH228.htm. kthehu te teksti.
- Teabing është një anagram i Baigent. Është ironike që Brown ka zgjedhur ta quaj “expertin” e tij sipas Michael Baigent dhe Richard Leigh, të cilët e kanë hedhur në gjyq (shiko numrin 5). kthehu te teksti.
- Brown, faqe 231-235. kthehu te teksti.
- Shumë artikuj dhe libra janë në disposicion që në mënyrë të shendoshë i hedhin poshtë deklarimet e bëra nga Dan Brown. Nje burim veçanërisht i dobishëm ka qenë The Real History Behind The Da Vinci Code nga historiani (jofetar) Sharan Newman, Berkeley Books, New York, 2005. Megjithëatë, ju lutemi të përdorni ketë – dhe të gjitha mjetet – si banorët e Bereas (Veprat e Apostujve 17:11). kthehu te teksti.
- Romakëve 1:25. kthehu te teksti.
Autori: Melinda Christian, Answers in Genesis USA. Përkthyer nga: Susanne Glas.
Text copyright © 2006, Answers in Genesis USA, të gjitha të drejtat e rezervuara – me përjashtim si shënuar në faqen e lidhur “Usage and Copyright” që i dhuron përdoruësve të ChristianAnswers.Net të drejta të bollshme për ta futur këtë faqe në punë të shtëpi, dëshmi personale, në kisha dhe shkolla. Ilustrimet dhe e drejta e botimit për planimetri, 2006, Films for Christ.
Informacion i rëndësishëm shtesë
- Christian Spotlight faqe e shqyrtimit të filmave: The Da Vinci Code
- The Da Vinci Code Message (online audio) nga anëtari i ekipit të Christian Answers, Ray Comfort (Living Waters / Way of the Master)
- A ishte Jezu Krishti vetëm një legjendë? përgjigje
- A është Jezu Krishti një njeri apo Perëndia? përgjigje
- Nëse Jezuzi është Perëndia, si mund të vdiste? Nëse Jezuzi vdiq në kryq, atëherë si mund të jetë i gjallë sot? përgjigje
- A ishte Jezu Krishti Perëndia, manifestuar në formë njeriu? përgjigje
- A është Jezu Krishti me të vërtetë Perëndia? përgjigje
- Nëse Jezusi ishte Biri i Perëndisë, pse e quajti Ai veten Biri i Njeriut? përgjigje
- Triadhë – Si mund të jetë një Perëndi tre veta? përgjigje
- Karakteri—A është karakteri i Krishtit jokontradiktor me kërkesat e tij të larta? përgjigje
- A i ka rrëzuar shkenca mrekullitë e lidhura me Jezu Krishtin? përgjigje
- A mund të ketë mëkatuar Krishti? përgjigje
- Arkeologji – A është gjetur ndonjë vend varrimi për njerëzit e lidhur me jetën dhe vdekjen e Krishtit? përgjigje
- Maria Magdalena
- Si e dimë ne që Bibla është e vërtetë? përgjigje
- Si mund jetë Bibla e pagabueshme nëse e kanë shkruar njerëz të gabueshëm? përgjigje
- “Seminari i Jezusit” – A janë të vlefshme kritikat e tyre për ungjillet? përgjigje
- “Seminari i Jezusit” – Për kë flasin ata me të vërtetë? përgjigje


